LAJMI I FUNDIT:

Indeksi i lumturisë, Shqipëria renditet e fundit në rajon

Indeksi i lumturisë, Shqipëria renditet e fundit në rajon

Finlanda kryeson edhe një herë Raportin e Lumturisë Botërore i cili u publikua së fundmi dhe që mat mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit për të përcaktuar lumturinë kombëtare të një vendi.

Finlanda është në krye të listës për të shtatën vit radhazi, e ndjekur nga Danimarka dhe Islanda.


Drejtori i Qendrës Kërkimore të Mirëqenies në Universitetin e Oksfordit dhe një redaktori i Raportit të Lumturisë Botërore, Profesor Jan-Emmanuel De Neve, tha se ndër faktorët që kontribuan në mirëqenien e njerëzve ishte PBB për frymë, shpërndarja e pasurisë, një shtet i mirëqenies që ofron stabiliteti psikologjik dhe një jetëgjatësi e shëndetshme.

Këto janë vendet më të lumtura në botë, ku renditet Kosova? 
Lexo po ashtu Këto janë vendet më të lumtura në botë, ku renditet Kosova? 

Shqipëria përsa i përket lumturisë, deri në moshën 30 vjeç ka një përmirësim duke kaluar në vendin e 66-të, krahasuar me një vit më parë ku renditej e 80-ta, ndërsa për moshat deri në 60 vjeç indeksi e liston vendin tonë të 100-in. Renditja e përgjithshme është në vendin e 87-të, e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në rajon kryeson Kosova, që zë vendin e 29-të.

Pas Kosovës vjen Serbia në vendin e 37-të, Bonja e Hercegovina në vendin e 65-të, Mali i Zi në vendin e 76-të, dhe Maqedonia e Veriut në të 84.

Sipas raportit, Norvegjia, Suedia, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja janë vende ku të moshuarit tani janë dukshëm më të lumtur se të rinjtë, ndërsa Portugalia dhe Greqia tregojnë modelin e kundërt.

Lumturia në mesin e të rinjve, të moshës 15-24 vjeç, gjithashtu ka rënë ndjeshëm në Amerikën e Veriut, ndërsa Evropa Qendrore dhe Lindore panë rritjet më të mëdha.

Raporti thoshte se lumturia kishte rënë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, me rënie më të mëdha për ata në grupmoshat e mesme sesa për të moshuarit dhe të rinjtë.

Afganistani dhe Libani i shkatërruar nga lufta mbeten dy vendet më të palumtur në sondazh.

Raporti i parë i Lumturisë Botërore nga Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm, i cili është një iniciativë globale e Kombeve të Bashkuara, u publikua në vitin 2012.

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori