LAJMI I FUNDIT:

Këto janë vendet më të lumtura në botë, ku renditet Kosova? 

Këto janë vendet më të lumtura në botë, ku renditet Kosova? 

Është publikuar Raporti Botëror i Lumturisë i Rrjetit për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së për vitin 2023 dhe sërish vendet nordike prijnë në listë.

Vendin numër një e zë sërish Finlanda. Sipas raportit, ndër dhjetë vendet më të lumtura janë: Finlanda, Danimarka, Islanda, Suedia, Izraeli, Holanda Norvegjia, Luksemburgu, Zvicra, Australia.


Ndërkaq, në vendin e fundit të raportit të lumturisë është Afganistani.

Po ku renditet Kosova e ku vendet e rajonit?

Në vendet e Ballkanit me lumturinë kryeson Kosova, që zë vendin e 29-të.

Pas Kosovës vjen Serbia në vendin e 37-të, Bonja e Hercegovina në vendin e 65-të, Mali i Zi në vendin e 76-të, Maqedonia e Veriut në të 84-në dhe Shqipëria në vendin e 87-të.

Raporti po ashtu ka të dhëna për lumturinë në faza të ndryshme të jetës, rrjedhimisht i ndan në grup-mosha.

Në shumë rajone, por jo në të gjitha, të rinjtë janë më të lumtur se të vjetrit.

Ndërkaq, në Amerikën e Veriut lumturia ka rënë te të rinjtë dhe tani del se janë më pak të lumtur se të vjetrit.

Në vendet në tranzicion të Evropës Qendrore dhe Lindore, të rinjtë janë shumë më të lumtur se të moshuarit.

Ndërkaq, në Evropën Perëndimore në tërësi lumturia është e ngjashme në të gjitha moshat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori