eksperti ad

Një person është plagosur në të një incident të armatosur që sot pasdite ka ndodhur në Ohër, në afërsi të rrethrrotullimit në bulevardin "E Turistëve" pranë rrugës "Bistrica".

Policia e konfirmoi incidentin pa zbuluar më shumë detaje për rastin, përveç se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetë.


Ekipi i teknikës së krimit ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, si dhe po ndërmerren masat tjera operative për zbardhjen e rastit./Telegrafi/