LAJMI I FUNDIT:

Incidenti me rusët në Gramsh, ministri Peleshi: Shqipëria dhe Kosova janë të sigurta

Incidenti me rusët në Gramsh, ministri Peleshi: Shqipëria dhe Kosova janë të sigurta

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi i ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos krijojnë panik në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.

Ai ka thënë se Shqipëria dhe Kosova janë të sigurta.


“Për shkak të agresionit rus në Ukrainë është rritur kërkesa për armatim. Kemi bërë mirë që nuk e kemi shuar përfundimisht industrinë tonë. Po mendojmë për ti rivendosur në punë këto uzina. Me ambasadat nuk komunikon ministria e mbrojtjes. Nuk duhet të minimizohet as të shkaktohet asnjë lloj paniku, sepse Shqipëria dhe Kosova është e sigurt. Agjencia jonë e inteligjencës ka qenë pranë ngjarjes”, tha Peleshi.

Rreth orës 17:40 të së shtunës, roja në Uzinën Ushtarake të Gramshit ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi. Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë.

Reagon presidenti Begaj pas ngjarjes në uzinën e armëve në Gramsh
Lexo po ashtu Reagon presidenti Begaj pas ngjarjes në uzinën e armëve në Gramsh

Pavarësisht thirrjes së rojes dhe përgjegjësit të ruajtjes së Uzinës, personi ka tentuar të largohet, por falë reagimit të shpejtë të dy efektivëve është bërë ndalimi i tij. Në këtë moment personi është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.

Svetlana Timofoeva 33-vjeç dhe Mikhail Zorin 24-vjeç, te dy shtetas ruse si dhe F. A. 25-vjeç shtetas ukrainas u ndaluan pasditen e 20 gushtit 2022 ndërsa dy ushtarë shqiptarë u sulmuan me sprej neuroparalizues në Uzinën Ushtarake të Gramshit. /ABC News/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori