LAJMI I FUNDIT:

Incidenti në Reçicë, pritet ekspertiza e armatimit të konfiskuar

Incidenti në Reçicë, pritet ekspertiza e armatimit të konfiskuar

Prokuroria Publike ka intensifikuar hetimet lidhur me incidentin në Reçicë të Vogël në Tetovë ku para një muaji nga të shtënat me armë zjarri u plagosën dy të rinj. Kështu thonë nga organi i akuzat por pa komentuar deklaratën e djeshme të Jusuf Bilallit, prindit të njërit nga të plagosurit. Prokuroria ka kërkuar nga Ministria e Brendshme përshpejtimin e procedurës së ekspertizës ligjorë të armëve të konfiskuara në vendin e ngjarjes. Jo zyrtarisht mësohet se një pistoletë dhe një pushkë gjuetie e cila i takon djalit të deputetit të BDI-së Xhevat Ademi, janë marrë në ekspertizë së bashku me një pistoletë të një tjetër njeriu që ka qenë prezent në dasmë. Organet e ndjekjes janë edhe në kërkim edhe të gëzhojave nga plumbat, që nuk janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, deputeti BDI-së, Ademi nuk iu përgjigj interesimit të televizionit “Alsat” për të komentuar deklaratën e Jusuf Bilallit i cili fajëson me emër dhe mbiemër si autor të ngjarjes tragjike.


“Deputeti i ka ra revoles në tavolinë, edhe unë e kam parë se e ka goditur djalin e tij, edhe unë si mjek kam vrapu që t’i ndihmo djalit të atij, kur kam arritur aty, s’ka pasur as tre hapa, kur arrita tek djali i Xhevat Ademit, djali im më tha, o babi, mua më vranë”, tha Jusuf Bilalli, prindi i të plagosurit nga gjuajtja me armë në dasmë.

Para prononcimit të Bilallit Xhevat Ademi hodhi poshtë të gjitha akuzat që i bëhen, duke mohuar që të ketë gjuajtur natën kur u plagosën dy të ri.

“Është e vërtetë se unë dhe familja ime kemi qenë pjesëmarrës në këtë aheng familjar ku dhjetëra persona në mënyrë të pahijshme kanë gjuajtur me armë zjarri, por nuk është aspak e vërtetë se kam gjuajtur edhe unë…”, tha Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.

Sipas burimeve tona, organet e ndjekjes deri tani është marrë parafinë nga disa persona, përfshirë këtu edhe deputetin e BDI-së Xhevat Ademi. Ky i fundit deri tani nuk është bastisur e as nuk është kontrolluar nëse posedon apo jo pistoletë tjetër përveç atyre që janë dorëzuar për ekspertizë. Prokuroria nga SBP-Tetovë ka kërkuar që të merren në pyetje së paku 10 dëshmitarë, të cilët e kanë parë ngjarjen kur ka ndodhur. Dy të plagosurit, tani më janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Edhe i plagosuri që ka qenë në gjendje më kritike, ka dhënë dëshmi për policinë në lidhje me rastin./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori