LAJMI I FUNDIT:

Incidenti në komunën e Jegunovcës, iniciohet procedurë kundërvajtëse

Incidenti në komunën e Jegunovcës, iniciohet procedurë kundërvajtëse

Kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje është parashtruar kundër kryetarit të Komunës së Jegunovcës, si dhe ndaj pronarit të një kompanie nga Shkupi, pas një incidenti verbal, fyerje dhe shtytje mes tyre që më 5 janar në ndërtesën e komunës.

“Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka përgatitur dhe dorëzuar në Gjykatën Themelore Tetovë kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse për 44-vjeçarin D.K. nga Tudenca e Tetovës, kryetar aktual i komunës së Jegunovcës.


Sipas njoftimit, më 5 janar të këtij viti, rreth orës 11:30, në Arkivin e objektit komunal, fillimisht është debatuar verbalisht me M.M. (69) nga Shkupi, menaxher i një kompanie private, i ka marrë, i ka grimcuar dhe i hodhi dokumentet në njërën nga tavolinat dhe e shtyrë nga hapësirat. M.M. paraprakisht është thirrur nga një zyrtar i komunës për të dorëzuar fatura për shërbimet e kryera më parë për komunën, gjegjësisht për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura borxh-besueshmëri.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka përgatitur dhe ka dorëzuar në Gjykatën Themelore Tetovë edhe kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse për M.M. (69) nga Shkupi, i cili sipas kallëzimit e ka ofenduar dhe kërcënuar D.K. pasiqë ia hodhi dokumentet dhe e dëboi nga arkivi komunal”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
QKMK thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, sot ka protestë në territorin serb

QKMK thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, sot ka protestë në territorin serb

Lajme
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Kalo në kategori