Incident në koncert - Post Malone bie papritur nga skena teksa po bënte ‘gëzuar’ me një fans
Këngëtari i famshëm amerikan, Post Malone, pësoi një incident të papritur gjatë koncertit të tij në Glendale, Arizona, më 21 qershor, pjesë e turneut të tij të suksesshëm “Big Ass Stadium Tour”.
Gjatë interpretimit të këngës “Pour Me a Drink”, ai u përpoq të ngrinte një gotë plastike të kuqe në shenjë falënderimi me një fans, por papritmas skena nën këmbët e tij u ça dhe ai ra duke humbur ekuilibrin.
Në një video të shpërndarë në TikTok, momenti i rrëzimit të Malone shihet qartë teksa ai bie mbrapsht, ndonëse fansat shprehën shok dhe shqetësim për sigurinë e tij.

Përdoruesi i videos shkruan me humor: “Nuk kisha ndërmend të të thyja shpinën”, duke bërë një lidhje me tekstet e këngës së Post Malone me Blake Shelton.
Fansat reaguan menjëherë në komentet e videos, duke pyetur nëse ai është mirë dhe duke shfaqur shqetësim për incidentin, ndërsa disa kritikuan mënyrën se si ishte ndërtuar platforma e skenës.
Një komentues shprehu habi duke pyetur: “Kush e dizenjoi këtë platformë?”, ndërsa një tjetër ironizoi duke thënë: “Ai ra vetëm për ty”.

Ky nuk është rasti i parë kur Post Malone ka pësuar një rrëzim gjatë performancave të tij.
Në shtator të vitit 2022, gjatë një koncerti në St. Louis nga turneu “Twelve Carat Tour”, ai rrëzohet pasi papritur futet në një vrimë të hapur në rampën e skenës.

Videoja e momentit tregonte reperin duke u përpjekur të menaxhonte dhimbjen dhe duke mbajtur anën e trupit, ndërsa rojet e sigurisë dhe ekipet mjekësore vrapuan për ta ndihmuar. /Telegrafi/









































