Babai i paemëruar nga Shtetet e Bashkuara, ia ka plotësuar dëshirën të bijës që dëshironte të shkonte në park të lojërave.

Duke e mbajtur në një kovë para televizionit, ai ka imituar lëvizjet që do t’i bënte treni shpejtë derisa lëvizte nëpër binarët e lakuar, transmeton Telegrafi.


“Vajza ime kishte shumë dëshirë për të shkuar, por të ardhurat e mija nuk mund ta përballojnë këtë shëtitje. Provova ta bëja parkun këtu”, shkruan në përshkrimin e videos.

Rasti i këtij prindi të përkushtuar është pëlqyer nga shikuesit, të cilët kanë shkruar shumë lëvdata për të. /Telegrafi/