LAJMI I FUNDIT:

Imeri: Të gjithëve po u dhemb që Thaçi ma shpalli vëllanë “Hero i Kosovës”

Imeri: Të gjithëve po u dhemb që Thaçi ma shpalli vëllanë “Hero i Kosovës”

Imer Imeri, vëllai i mësuesit të vrarë, Hakiut, nga Vojniku i Skenderajt ka thënë në Zona B të Klan Kosovës se askush nuk po ka dëshirë që Presidenti Hashim Thaçi, të cilin dikur Imeri vetë e akuzonte, ia shpalli vëllanë “Hero i Kosovës”.

“Të gjithëve iu dhemb pse e bëri Presidenti Thaçi nderimin për vëllanë tim. Pse nuk erdhën të LDK-së, ata i dinë arsyet e veta”, ka thënë Imeri.


“Çka ka pas të keqe këtu që e ka shpall Presidenti Thaçi hero vëllanë tim. Nuk kam kërkuar asnjëherë të shpallet vëllai im hero, pasi e shpalli Presidenti Rugova ‘Hero të Pavarësisë’”, tha ai.

“Ka 18 vjet nuk ndodhi asgjë. Kam kërkuar që të zbulohen bombat që u vendosën për Presidentit Rugova, por asnjëherë nuk u bisedua. Tashmë të gjithëve po iu dhemb që Presidenti Thaçi po kërkon zbardhjen e rasteve, vrasjeve dhe tentim vrasjeve për Presidentin Rugova e të tjerëve”.

Imer Imeri zbulon emrat e tre personave që ia vranë vëllain, Hakiun
Lexo po ashtu Imer Imeri zbulon emrat e tre personave që ia vranë vëllain, Hakiun

“Me të vërtetë Presidenti Thaçi ia vulosi meritat e tij si dëshmor kombi, vëllait tim. Tashmë e kam më të lehtë, sepse ata njerëz që s’kanë guxuar të flasin me mua tashmë po flasin të gjithë, krejt ndryshe po sillet situata. Por, nuk do të ndalem vetëm me vëllanë tim, kam dëshirë që secilit t’i jepen merita e vet”, tha ai.

“Dua që të gjitha vrasjet në Kosovë të zbardhen, sepse derisa nuk zbardhen nuk do të ketë qetësi në Kosovë. Mua më erdhi shumë mirë që Presidenti Thaçi mori iniciativë të zbulojë bombat e Presidentit Rugova derisa vet LDK-ja po hesht”, pohoi Imeri, njofton Klan Kosova.

Imer Imeri thotë se në luftë e ka rrahur gruaja e Rexhep Selimit, Shqipja
Lexo po ashtu Imer Imeri thotë se në luftë e ka rrahur gruaja e Rexhep Selimit, Shqipja

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori