LAJMI I FUNDIT:

Imeri: ATK ka grumbulluar deri tash 334 milionë euro (Video)

Imeri: ATK ka grumbulluar deri tash 334 milionë euro (Video)

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka folur për zhvillimet në ATK, grumbullimin e të hyrave, faljen borxheve si dhe për fiskalizimin e bizneseve.

Për vitin 2017 Administrata Tatimore e Kosovës, sipas drejtori të saj, duhet të mbledh për buxhetin e shtetit 423 milionë euro. “Nga 423 milionë euro sa janë planifikimet për grumbullim, deri më sot kemi mbledhur të hyra në shumë prej 334 milionë euro”, tha Imeri.

Ai ka treguar se ATK-ja ka vështirësi të vazhdueshme, sidomos me bizneset që merren me punë sezonale.

Sakip Imeri thotë se kanë marr veprime për luftimin e ekonomisë jo formale.

“Gjithmonë ku ka vështirësi në shtrirjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës, jo vetëm ne si ATK. Është një potencial me ekonominë jo formale. Ne nuk kemi statistika të sakta. Por në periudhën e verës kur ka aktivitete dhe ndërtime janë mundësitë më të mëdha për të pasur ekonomi joformale”, deklaroi Imeri.

Ai ka folur edhe për borxhet të cilat i kanë bizneset ndaj ATK-së që kapin shumën e 313 milionë eurove.

Por sipas tij, një pastrim të borxhlinjve ka pasur ndikime edhe fushata për faljen e borxheve e cila ka zgjatur tre vite.

Ndërkaq për fiskalizimin e bizneseve drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, ka thënë se është proces i vazhdueshëm. “Mbi 27 mijë biznese i kemi të fiskalizuar deri më sot”, thotë ai.

Kurse për formën e rimbursimit nga kuponët fiskal ka thënë se janë duke shikuar forma të tjera më nxitëse për qytetarët. /Telegrafi/