LAJMI I FUNDIT:

Imeri: 30 punëtorë të KEK-ut të infektuar me COVID-19, 100 prej tyre janë vetizoluar

Imeri: 30 punëtorë të KEK-ut të infektuar me COVID-19, 100 prej tyre janë vetizoluar

30 punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), janë të infektuar me virusin COVID-19, ku 100 prej tyre janë vetizoluar.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri, ka thënë që megjithatë situata është nën kontroll brenda kësaj korporate.


“Edhe KEK-u përballet me të njëjtat problematika dhe nuk është jashtë rrethanave që po ballafaqohet vendi. Kjo korporatë i ka mbi 4,100 punëtorë dhe prej tyre i kemi rreth 30 punëtorë të infektuar. Nga këta, 10 janë të shëruar dhe 100 janë të vetizoluar”, tha Imeri në Klan Kosova.

Ai u ka bërë thirrje punëtorëve që të vazhdojnë të respektojnë masat dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Gjendja në KEK është brenda kontrollit. Normalisht i kemi grupet e emergjencës, që kryejnë detyrat e veta dhe gjendja është nën kontroll. Bëj thirrje dhe inkurajoj punëtorët, që të mos krijojnë panik dhe bëj thirrje që të respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së”, u shpreh Imeri. /Telegrafi/