Vajza e publicistit të njohur, Veton Surroit, Rea Surroi ka kurorëzuar lidhjen disavjeçare përmes një dasmë madhështore në hotelin Emerald.

Rea, e cila është edhe producente televizive, është martuar me afaristin nga Prishtina, Lum Hoxha.


Tashmë nëpër rrjetet sociale kanë rrjedhur edhe fotografitë e para prej natës më të veçantë të çiftit, ku për atmosferën të cilëve është kujdesur Shkelzen Jetishi.

rea 1

Ndërkohë, edhe publicisti ka zgjedhur që përmes llogarisë personale të uroj të bijën për këtë ditë të veçantë.

“Rea dhe unë. Sot është dita e saj e madhe, e imja. Vajza e kësaj fotografie bëhet nuse. Unë jam ai që druaj kur i bën hapat e parë, nuk e fsheh lotin e lumturisë kur shoh në sytë e saj gëzimin se mund të ecën, kthimin e kokës prapa për të parë se jam ende aty, duke ia përcjellë ecjen, hap pas hapi. Sot ,ajo nuk ka nevojë ta kthejë kokën prapa për siguri. Druajtjen sot e mund gëzimi. Gëzimi është i njëjtë, gëzimi i hapave të saj përpara”, ka shkruar Surrroi, i cili njëherësh ka ndarë edhe një fotografi të veçantë të tij dhe Reas nga e kaluara.

Para martesës me aktoren Blerta Syla, Surroi ka qenë i martuar me Afërdita Devajan, me të cilën ka dy vajza, Rean dhe Zojën. /Telegrafi/

Screenshota

lum hoxha rea surroi 1 e1521985575686

lum hoxha rea surroi

zzz 3