LAJMI I FUNDIT:

Imazhe dramatike nga zjarri masiv në një kazino të hotelit në Kamboxhia që la të paktën 16 të vdekur

Imazhe dramatike nga zjarri masiv në një kazino të hotelit në Kamboxhia që la të paktën 16 të vdekur

Janë shfaqur disa imazhe dramatike që tregojnë njerëz zjarrin masiv që shpërtheu në një kazino hoteli gjatë natës në Kamboxhia.

Si pasojë, atje kanë mbetur të paktën 16 të vdekur, numër që mund të rritet, përcjell Telegrafi.


Zjarri, i cili shpërtheu në kazinonë dhe hotelin Grand Diamond City në Poipet rreth mesnatës së së mërkurës, vazhdoi për rreth 14 orë para se të shuhej.

Prona ndodhet vetëm qindra metra larg kufirit të vendit me Tajlandën.

Departamenti i Parandalimit, Shuarjes dhe Shpëtimit nga Zjarri theksoi se thirrjet për ndihmë u dëgjuan nga katet e 13-të, 14-të dhe 15-të në orën 04:00 dhe duar u panë duke tundur nga dritaret si dhe një elektrik dore i celularit që jepte shenjë nga nga brenda kompleksit.

“Zjarri ishte masiv dhe ishte brenda kazinosë, kështu që ishte e vështirë që uji të arrinte atje”, ka thënë një zjarrfikës.

Zëvendësguvernatori i provincës, Ngor Meng Chroun, ka thënë se numri i të vdekurve kishte arritur në 16, me rreth 50 të tjerë të lënduar.

Ndërkohë shefi i policisë së Banteay Meanchey, ka bërë të ditur tha se 360 personel emergjence dhe 11 kamionë zjarrfikës ishin dërguar në vendin e zjarrit, shkaku i të cilit ende nuk dihet.

Kazinoja kishte rreth 400 të punësuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori