Ditorja daneze “Jyllands posten” ka transmetuar të dielën deklaratën e ish-agjentit Morten Storm i cili ka thënë se ka pranuar 250 mijë dollarë për organizimin e udhëtimit të një femre nga Kroacia në Jemen, ku është menduar që ajo të bëhet gruaja e tretë e imamit që ka lidhje me rrjetin al-Qaeda, transmeton INA.

“Detyra ishte për të gjetur dikë që i ngjanë atij, me të njëjtën ideologji dhe mentalitet”, ka thënë Strom.


alwaki

Gruan 36 vjeçare, të cilën ai e përshkruan si një bionde mahnitëse nga Zagrebi që u konvertua në islam, e gjeti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ndërsa në prill 2010 u takua me të në Vjenë.

Dy muaj më vonë, thotë Storm, ajo fluturoi në Sana, në kryeqytetin e Jemenit, duke mos ditur se në bagazh kishte pajisje ndjekjeje për ta lokalizuar Awlakin, gjë që do t’i mundësonte CIA-s likuidimin e tij.

Storm tha se plani nuk u realizuar, sepse gruaja e ardhshme u largua nga Sana, duke e lënë bagazhin në kryeqytetin jemenas.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga AFP, PET tha se nuk mund të "konfirmojë publikisht nëse disa persona janë përdorur si burime të tilla”.

Anwar Al Awlaki është vrarë më vonë nga një fluturake amerikane pa pilot. /Telegrafi/