LAJMI I FUNDIT:

Imami Maliqi i kërkon ministres Nagavci të shfuqizojë Udhëzimi Administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla

Imami Maliqi i kërkon ministres Nagavci të shfuqizojë Udhëzimi Administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla

Imami i njohur i Xhamisë në lagjen e Spitalit, Labinot Maliqi, u ka bërë thirrje autoriteteve të Arsimit, në veçanti ministres Arbërie Nagavci, të rishikojnë qëndrimin mbi Udhëzimin Administrativ që ndalon bartjen e shamisë në institucionet shkollore publike.

Ai etiketon këtë ndalesë si bullizuese dhe jo në linjë me parimet themelore të demokracisë dhe të drejtat e njeriut.


Në prag të fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor, imami Maliqi u bën thirrje vajzave dhe prindërve të tyre që të mos ngurojnë të praktikojnë të drejtën e tyre për të shprehur bindjet fetare.

Ai inkurajon ato që të vendosin shamitë publikisht dhe me krenari, duke theksuar se shamia nuk është thjesht një simbol fetar, por një detyrim fetar sipas besimit islam.

“Nuk ka nevojë për leje nga dikush tjetër për të praktikuar një të drejtë kaq fundamentale,” thekson Maliqi.

Ai gjithashtu u kërkon atyre që të njoftojnë personin përgjegjës në shkollë për vendimin e tyre për të mbuluar kokën, duke shtuar se nuk duhet të kenë frikë nga pengesa të mundshme.

Maliqi gjithashtu u ofron mbështetje prindërve dhe kujdestarëve që mund të përballen me sfida ligjore si rezultat i këtij ndryshimi, duke u premtuar ndihmë nëpërmjet rrugëve ligjore dhe duke siguruar që të drejtat e tyre për arsim dhe praktikën e lirë të besimit të mbrohen siç parashikohet në Kushtetutën e Kosovës.

Imami Maliqi përsërit thirrjen e tij për ministren Nagavci të reflektojë mbi këtë çështje dhe të ndërmarrë veprime për të shfuqizuar ndalesën, të cilën e cilëson si kundërthënëse ndaj vlerave demokratike dhe kushtetuese.

Ai mbyll thirrjen e tij me urime për suksese në mësime dhe lutje për dituri të shtuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori