LAJMI I FUNDIT:

Imami Behar Mjekiqi: Ata që shkojnë në varreza pas faljes së Bajramit, e bëjnë nga injoranca (Video)

Imami Behar Mjekiqi: Ata që shkojnë në varreza pas faljes së Bajramit, e bëjnë nga injoranca (Video)

Imami nga Obiliqi Behar Mjekiqi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka folur për Islamin si besim dhe për festën e Bajramit te shqiptarët.

Mjekiqi ka thënë se është një gabim që po bëhet në Kosovë, kur myslimanët pas faljes së Bajramit në fillim shkojnë në varreza e më pas kthehen në familje për të uruar Bajramin.


“Bëhet nga injoranca. Bajrami është për të gjallët e jo për të vdekurit. Familja jote të pret me gëzim në shtëpi dhe ti duhet të jesh krenarë. Tash duhet dalluar një gjë. Bajrami është festë apo mërzi?! Është festë, dhe nëse është festë shko festo në familjen tënde. Nëse është pikëllim shko në varreza dhe pikëllohu, mërzitu, qaj…”.

“Unë edhe në xhaminë ku shërbej, u them njerëzve që më dëgjojnë “momentin që fal Bajramin direkt në shtëpi. As te fqinjët jo”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hoxhë Behari thotë se edhe në të kaluarën në traditën shqiptare njerëzit kanë shkuar në shtëpi menjëherë pas faljes së Bajramit.

“Edhe banorët e varrezave kanë “hak” që ne të shkojmë të lutemi për ta,  sepse edhe neve na rikujtojnë vdekjen tonë dhe të përmirësohemi e të bëhemi më të mirë. Pra, karakteristikë e bajramit është të shkosh në familje e jo në varreza”.

Mjekiqi ka thënë se edhe festimi Bajramit jashtë shtëpive siç ka raste në plazhe apo diku ngjashëm nuk është në rregull sipas traditave shqiptare.

“Islami nuk e ndalon, por është në kundërshtim me traditën shqiptare”, tha ndër të tjera Behar Mjekiqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori