LAJMI I FUNDIT:

Imam Musliu thotë se prifti Don Llukiq flet me hile

Imam Musliu thotë se prifti Don Llukiq flet me hile

Imami i xhamisë së Drenasit, Osman Musliu në Info Magazine të Klan Kosovës, duke komentuar deklaratën e Don Igzitor Llugiqit, ka thënë se nuk është normale që një prift të mos kërkojë mësim-besimin në shkolla.

Sipas tij deklaratat e priftit se “mësim-besimi në shkolla mund ta përçajë shoqërinë” janë “me hile” dhe absurde, njofton Klan Kosova.


“Është shumë e çuditshme se si është prijës fetar e nuk kërkon mësim-besim. Kjo është absurde për mua. Kjo deklaratë më dhëmbi, është deklaratë me hile. Një hoxhë mos me kërku mësim- besim është e pakuptueshme, një prift të mos kërkoj mësim-besim gjithashtu është e pakuptueshme”, ka thënë ai.