LAJMI I FUNDIT:

İmam Bayıldı: Kështu gatuhet patëllxhani në kuzhinën turke!

İmam Bayıldı: Kështu gatuhet patëllxhani në kuzhinën turke!

Legjenda thotë që bashkëshortja i ka gatuar ushqim imamit, ndërsa ai me kënaqësi e ka ngrënë, prandaj edhe është alivanosur nga ushqimi i tepërt

Përbërësit e nevojshëm për 6 persona:

– 6 patëllxhanë;
– 6 qepë;
– 3 speca të gjelbër;
– 7 domate;
– 6 thelpinj hudhre;
– kripë;
– erëza të thata;
– piper;
– spec i kuq bluar;
– 1 lugë çaji pastë domateje;
– disa degëza majdanozi;
– vaj ulliri.

Përgatitja:

Nxehni vajin në tigan. Pastroni patëllxhanët, pastaj i lini një orë në ujë të ftohtë dhe të njelmët.

Pas një ore, thani patëllxhanët me peshqir kuzhine.

Fërgoni patëllxhanët në vaj të valuar nga të gjitha anët derisa të marrin ngjyrë të artë. Patëllxhanët e fërguar vendosni në letër kuzhine që të kullohet teprica e vajit.

Përgatitni shtesën:

Pritni qepën dhe fërgojeni në vaj ulliri. Grijeni hudhrën dhe shtojeni në qepë. Pastaj shtoni specin e grirë imët dhe fërgoni në temperaturë mesatare.

Shtoni edhe domaten e qëruar, të grirë imët, dhe të gjitha lini të vlojnë. Të gjitha erëzat shtoni kur të përfundoni të gjitha. Shtoni edhe pastën e domates. Përzieni dhe shtoni edhe majdanozin e grirë të freskët.

Nxehni furrën në 180 gradë Celsius.

Në tepsi radhisni patëllxhanët, pritni për së gjati dhe qitni fillin e përgatitur. Patëllxhanët piqni në furrën e nxehur rreth 15 minuta.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.