LAJMI I FUNDIT:

Ilaçin kundër kancerit, që duhet të merret falas në QKUK, e blen 1000 euro në barnatore (Video)

Ilaçin kundër kancerit, që duhet të merret falas në QKUK, e blen 1000 euro në barnatore (Video)

Ka muaj të tërë që QKUK-së i mungon njëri nga ilaçet për trajtimin e sëmundjeve të kancerit, raporton KTV.

Rreth 40 pacientë që nga nëntori i vitit të kaluar këtë bari e blejnë vetë. Mungesa e tij ka rritur edhe çmimin.


Një pacient i ka dëshmuar KTV-së se e ka blerë një pako me 30 hapa 1 mijë euro. Por, ky ilaç mban banderolën e kuqe, e që nënkupton se është marrë në QKUK. KTV ka kontaktuar me institucionet gjegjëse për të kuptuar se si është shitur ilaçi që duhet të shpërndahet falas në QKUK, por askush për këtë çështje nuk ka pranuar të flasë para kamerës.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ekrem Hyseni, nuk ka dashur të komentojë lidhur me rastin, përderisa ka theksuar se sistemi i menaxhimit në këtë klinikë është strikt. E vetmja mundësi, sipas tij, është që ilaçi është keqpërdorur nga ndonjë familjar i pacientëve.

Ndërsa Barnatorja Qendrore në QKUK, nëpërmes një përgjigje me email vetëm ka sqaruar procedurat se si distribuohen kërkesat për citostatikë nëpër klinika.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se për këtë ilaç tashmë është shpallur fitues kompania “KRKA” me çmimin prej 114.000 mijë eurove.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori