LAJMI I FUNDIT:

Ikja e pabesueshme e ketrit, nga kthetrat e shqiponjës (Video)

Ikja e pabesueshme e ketrit, nga kthetrat e shqiponjës (Video)

Në një park në New Yersey të Shteteve të bashkuara, është xhiruar momenti kur ketri i ka iku shqiponjës.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni zogun që kërkon diçka nëpër degët e pemës dhe ul kokën poshtë, transmeton Telegrafi.


Nga aty del kafsha e vogël që bën një kërcim të shpejtë dhe ikën nga kthetrat e grabitqarit.

Ky filmim është komentuar si mashtrim, meqenëse në betejën mes shqiponjës dhe ketrit ka vetëm një fitues, e ku kafsha me bisht të gjatë është humbësi.

Por, ky rast e ka treguar të kundërtën, meqenëse gjithçka është e vërtetë dhe pa ndërhyrje kompjuterike. /Telegrafi/