LAJMI I FUNDIT:

“Ikin gardistët, hyjnë hajnat”: Vjedhja e miliona eurove në aeroportin e Tiranës ndodhi pak pasi u largua prej andej Presidenti!

“Ikin gardistët, hyjnë hajnat”: Vjedhja e miliona eurove në aeroportin e Tiranës ndodhi pak pasi u largua prej andej Presidenti!

Pak momente përpara se të kryhej grabitja në Rinas, në aeroport ka zbritur Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar normalisht nga Garda e Republikës.

Lajmi u bë i ditur në studion e “Dritare” në News 24, shkruan Panorama.


Vjedhja e miliona eurove në Aeroportin e Tiranës, publikohen pamjet e para - grabitësit me armë në shkallët e avionit (Foto)
Lexo po ashtu Vjedhja e miliona eurove në Aeroportin e Tiranës, publikohen pamjet e para - grabitësit me armë në shkallët e avionit (Foto)

Sipas mediumit në fjalë, presidenti Ilir Meta ka qenë në Vjenë të Austrisë ku ka mbajtur një fjalë në mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së

Ndryshe, siç kanë raportuar mediat shqiptare, një super-grabitje ka ndodhur rreth orës 15:00 brenda në pistën e aeroportit të Rinasit, ku dyshohet të jenë marrë rreth 10 milionë euro.

Vjedhja e miliona eurove, dëshmitarët rrëfejnë momentin e grabitjes në aeroportin e Tiranës
Lexo po ashtu Vjedhja e miliona eurove, dëshmitarët rrëfejnë momentin e grabitjes në aeroportin e Tiranës

Policia e vënë në ndjekje të autorëve, ka mundur të vrasë një nga grabitësit, rreth 2 kilometra larg aeroportit, në rrugën e Hurmave, pasi ata kishin marrë paratë.

Autorët e tjerë kanë mundur të largohen, ndërsa është kapur edhe një furgon me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që autorët përdorën për të kryer grabitjen.

Policia tha se grabitësit kanë hyrë duke thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse.