LAJMI I FUNDIT:

Ikën nga klinika pa paguar tretmanët me botoks, policia kërkon të dyshuarit me fytyra të fryra (Foto)

Ikën nga klinika pa paguar tretmanët me botoks, policia kërkon të dyshuarit me fytyra të fryra (Foto)

Policia në Londër është vënë në kërkim të tre të dyshuarve, që pasi kryen tretmanë me butoksë, ikën prej klinikës pa paguar detyrimet për më se dymijë euro.

Një burrë dhe dy gra, ishin nënshtruar intervenimeve estetike për heqjen e rrudhave, fryrjen e mollëzave dhe buzëve, që së bashku do kushtonte rreth shtatëmijë euro, transmeton Telegrafi.


Policia ka shpërndarë fotografitë, në përpjekje të identifikohen të arratisurit, ku shihet burri me lëkurë të tërhequr të faqeve si pasojë e intervenimeve të shpeshta dhe me dhëmbë të zbardhur.

Imazhet janë bërë para raundit të fundit të tretmanëve me botoks, pas të cilit ata nuk janë kthyer për të bërë pagesën.

Kjo ka bërë që përdoruesit e rrjeteve sociale, ta shfrytëzojnë si rast për mahi, duke mos i lënë pa faj as zyrtarët e klinikës.

“Kur kryhen intervenim të tilla, paratë duhet të merren në fillim. Çfarë do të bëni tani, t’ju merrni buzët” si dhe “burri e paska kryer, por këto gra paskan nevojë edhe për intervenime tjera”, ishin dy prej komenteve të shumta. /Telegrafi/