Instituti i Kosovës për Drejtësi përmes monitorimit që bëjnë nëpër gjykatat e Kosovës kanë gjetur se institucionet e drejtësisë po sfidohen në respektimin e masave anti COVID-19.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku thuhet se monitoruesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të cilët gjenden në të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe degët e gjykatave, kanë monitoruar zbatimin e masave anti-COVID-19 nga ana e institucioneve gjyqësore dhe prokuroriale.
“Zbatimi i masave për parandalimin e COVID-19 është monitoruar edhe në disa institucione të tjera, siç është Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Kuvendi i Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ministri të caktuara etj. Monitorimi i zbatimit të masave është bërë nga data 8 deri më 14 tetor 2020”, thuhet në komunikatë.
“Monitoruesit e IKD-së kanë monitoruar zbatimin e masave kryesore për parandalimin e pandemisë COVID-19 siç janë: 1) Mbajtja e maskave; 2) Respektimi i distancës sociale; 3) Vendosja e dispenzerit të dezinfektuesit në hyrje të objekteve; 4) Vendosja e maskave për palët në hyrje të objekteve dhe 5) Vendosja e njoftimeve për masat për parandalimin e COVID-19. Me këtë rast, gjatë këtij monitorimi, IKD ka gjetur se të gjitha institucionet kanë vendosur njoftimet lidhur me masat anti-Covid-19”, thuhet tutje në komunikatë.
Por, sipas IKD-së, “në këtë nivel nuk është respektuar edhe obligimi për të vendosur dezinfektues në hyrje të objekteve të këtyre institucioneve. Kjo pasi dispenzerët e dezinfektuesve janë vendosur në hyrje të gjithsej 17 institucioneve, derisa nuk janë vendosur në hyrje të tetë (8) institucioneve”.
“Ndërsa, vendosja e maskave në hyrje të institucionit për palët që paraqiten pa maska, është bërë vetëm në raste përjashtuese. Kjo pasi kjo masë është zbatuar nga vetëm tri (3) institucione, derisa nuk është zbatuar nga 22 institucione të tjera. Sa i përket seancave gjyqësore, IKD ka gjetur se obligimi për bartjen e maskës sipas rekomandimeve të IKShPK-së është zbatuar në shtatë (7) raste, derisa nuk është zbatuar në 28 raste të tjera. Ndërsa, gjatë seancave gjyqësore, respektimi i distancës është bërë në vetëm shtatë (7) raste, derisa kjo masë nuk është respektuar në 16 raste të tjera”, thuhet në komunikatë.
Gjatë këtij monitorimi, IKD ka gjetur se është problematike edhe çështja e korridoreve të gjykatave, veçanërisht të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në korridoret e të cilave ka një numër të madh të qytetarëve dhe stafit të cilët nuk kanë të vendosura maskat si dhe nuk e respektojnë distancën sociale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Peci: Opsion real që më 15 qershor të shkojmë në zgjedhje të reja

Qorrolli: Dehari iu bind letrës së presidentes, s’mund të votohej raporti

A është duke vepruar jashtëligjshëm Qeveria Kurti me vendimet e fundit?

Roan Brahimit donin t'i vrisnin edhe gruan! Shokon gazetarja: Peng i Vis Martinajt!

Aksidenti në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe tetë të lënduar

Murali Ratko Mladiqit në Zveçan, kryetari i Komunës arsyetohet se largimi i tij do të krijonte tensione

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ylli spanjoll lë anash Arsenalin dhe i jep prioritet kalimit tek Real Madridi

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

Peci: Opsion real që më 15 qershor të shkojmë në zgjedhje të reja

Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

I dërguari i Trumpit: Rusia mund të marrë disa rajone të Ukrainës, por jo të pestat

Sa janë të vërteta pretendimet për "traktatin e pandemisë së OBSH-së, një përpjekje për të shmangur gabimet gjatë COVID-19"?