LAJMI I FUNDIT:

“Ik ore palaço”, degjeneron debati mes Ramës dhe Bardhit në Kuvend

“Ik ore palaço”, degjeneron debati mes Ramës dhe Bardhit në Kuvend

Zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit ka sjellë debate në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës.

Opozita akuzon se socialistët po manipulojnë procesin, duke e bërë me votim të fshehtë në mënyrë që të kapin anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që të çojnë anëtarin e preferuar Ardian Dvorani.


Deputeti i PD Gazment Bardhi ka debatuar ashpër me kryeministrin Edi Rama, ndërsa replikat kanë degjeneruar deri në fyerje personale. Kryeministri i është drejtuar Bardhit me fjalët palaço dhe zagar.

“Është tentativë e juaja për të bërë tuajën Gjykatën Kushtetuese. Po ta përsëris, ndoshta e kanë bërë pa dijeninë tënde. Edhe pse bindja ime është që ti je 100% në dijeni po drejtuesit e tu jo vetëm kanë kërkuar vota për Dvoranin por këta oligarkët”, tha Bardhi.

“Mos merrni emra nëpër gojë kot, më tregon ti mua shokët. Një çetë shpifësish. Palaço, ik ore palaço”, u përgjigj Rama.