LAJMI I FUNDIT:

IHMK: Maksimumi i reshjeve është regjistruar në Junik dhe Gjakovë, niveli i lumenjve në rënie

IHMK: Maksimumi i reshjeve është regjistruar në Junik dhe Gjakovë, niveli i lumenjve në rënie
Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas reshjeve të shiut janë shkaktuar vërshime në disa zona në vend, ndërsa situatës së tillë i ka kontribuar edhe shkrirja e shpejtë e borës.

IHMK-ja thekson se maksimumi i reshjeve është regjistruar në Junik dhe Gjakovë, ndërsa në të gjithë lumenjtë e vendit, niveli është në rënie.


“Intensiteti i reshjeve në disa vende ka qenë shumë i lartë, kështu nga datë 01.01.2021 deri më 12.01.2021 ora 00:00, mesatarisht në Kosovë kanë rënë rreth 117 mm reshje (l/m2). Sasia më e madhe e tyre ka rënë në Rrafshin e Dukagjinit duke përfshi edhe zonën malore, me mesatare prej 139.8 mm. Maksimumi i reshjeve është regjistruar në Junik 196.8 mm dhe Gjakovë 196.1”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, më së shumti reshje janë regjistruar mes datës 09 – 12.01.2021.

“Më datë 09.01.2021, në Gjakovë janë regjistruar 57.4 mm reshje, Dragash 40.3 mm, pastaj më datë 11.01.2021, në Ferizaj 29.5 mm, Istog 22.1 mm, Junik 34.1 mm, Kamenicë 26.3 mm, Pejë 28.7 mm, Prishtinë 27.2 mm, Prizren 35.9 mm, Tugjec 50,1 mm etj”.

“Informacionet janë marrë në kohë reale nga stacionet automatike meteorologjike (10) dhe hidrologjike (10), të cilat kanë një mbulueshmëri të mirë të territorit të vendit. Theksojmë që IHMK, pos këtyre stacioneve automatike/online, i posedon edhe një numër të stacioneve meteorologjike dhe atyre të reshjeve të cilat janë të shpërndara në tërë Kosovën, po ashtu i posedon edhe 20 stacione automatike hidrologjike nëpër lumeje të ndryshëm të vendit”, thuhet tutje në njoftim.

Gjatë kësaj kohe të vërshimeve, nga ana e sektorit të hidrologjisë dhe prognozave hidrologjike janë bërë edhe matje hidrometrike në lumin Drini i Bardhë, me ç’rast është caktuar prurja e ujit, e cila njëherë ka shërbyer për shkëmbim ndërkombëtarë të të dhënave e për modelet parashikuese e sidomos për institucionet homologe në rajon, e në rastin konkret me Shqipërinë e cila po ashtu është ballafaquar më vërshime.

Sipas IHMK-së, këto të dhëna kanë shërbyer për parashikim dhe paralajmërim më të saktë me modelet e parashikimit dhe kanë kontribuar në menaxhim më të mirë të kësaj situate.

IHMK thekson se gjatë kësaj situate, pos njoftimeve të rregullta, situatën e ka përcjell edha nga terreni, duke i mbajtur në funksion sistemet – stacionet me pajisje dhe teknologji, të cilat kanë funksionuar për mrekulli dhe fatmirësisht me dëme shumë të vogla në disa prej tyre.

Gjendja momentale e niveleve të lumenjve në Kosovë është siç vijon më poshtë:

Pas ndërprerjes së reshjeve, gjatë orëve të pasdites së djeshme, në të gjithë lumenjtë e vendit, në të cilët kemi matje automatike dhe transferim online të të dhënave në interval kohor çdo 15 dhe 1h, tendencat e niveleve janë në rënie.

Edhe pse gjatë 24h, (shih tabelën 1), në disa prej lumenjve (profile hidrometrike), vërehet që ka ngritje, sidomos në Lumenjtë: Drini Bardhë në stacionin hidrologjik në Gjonaj, pastaj në lumenjtë Ibri, Sitnica Morava Binçës dhe disa lumenj të vegjël (*), kjo ndodhë shkaku i kullimit që ndodh nga pellgu dhe karakteri i tyre fushorë, por siç u theksua, edhe tek këta lumenj tendencat janë në rënie dhe se piku i niveleve dhe prurjeve të tyre tani ka kaluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori