Janë identifikuar dy shtetasit e Maqedonisë të cilët sot u mbytën në plazhin në Spile në Durrës.

Sipas Top Channel, bëhet fjalë për R.M (80) dhe C.M (78) nga Manastiri, të cilët për gjashtë vite me radhë kanë pushuar në të njëjtin plazh.

Ata kanë qenë pjesë 52 turistëve nga Maqedonia të cilët para katër ditëve kanë ardhur në Durrës.

Dy pushues nga Maqedonia e Veriut, mbyten në plazhin e Spillesë të Durrësit Dy pushues nga Maqedonia e Veriut, mbyten në plazhin e Spillesë të Durrësit

“Pas drekës, tre persona nga grupi kanë hyrë në det, por vetëm njëri prej tyre ka dalë i gjallë. Njëri prej viktimave ka qenë i sëmunrë prej zemrës”, thonë nga TCH.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25 në plazh publik./Telegrafi/