LAJMI I FUNDIT:

Dy pushues nga Maqedonia e Veriut, mbyten në plazhin e Spillesë të Durrësit

Dy pushues nga Maqedonia e Veriut, mbyten në plazhin e Spillesë të Durrësit

Pushimet në këto javë të fundit të muajit gusht kanë përfunduar në tragjedi për tre persona.


Dy burra nga Maqedonia e Veriut M.M., 79 vjeç dhe C.M., 78 vjeç janë mbytur këtë ditë të diele në plazhin e Spillesë.

Me gjithë përpjekjet e stafit të mjekëve që shkuan në kohë rekord, ata nuk arritën dot të mbijetonin.

“Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se: Shtetasit që humbën jetën si pasojë e mbytjes në det janë M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut. Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, shkruan policia.

Shkak mendohet të jenë dallgët, ndërsa dyshohet se ata kishin konsumuar alkool para se të futeshin në det. Top Channel ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa personave u jepet ndihma e shpejtë./T.Ch.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori