Sipas ministrit, fëmija i plagosur është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën.

“Një person aktualisht është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën. Bëhet fjalë për një të mitur, ndërsa sipas informacioneve fillestare të marra nga shërbimet e Ministrisë, edhe personi që ka kryer veprën penale është i mitur. Fëmija me lëndime të rënda trupore dhe fëmija që i ka shkaktuar ato janë të së njëjtës gjeneratë, të lindur në vitin 2012”, deklaroi Ministri.


Toshkovski tha se skena të tilla të dhunshme nga të miturit përbëjnë sfidë jo vetëm për shtete si Maqedonia e Veriut, por edhe për vendet e mëdha dhe të zhvilluara anëtare të Bashkimit Evropian.

“Bëhet fjalë për kryerje të veprave penale jashtëzakonisht të dhunshme nga të miturit, ku përgjigjja penale dhe shoqërore është shumë ndryshe nga ajo kur bëhet fjalë për persona madhorë. Si shoqëri duhet të hyjmë pak më thellë në këtë çështje dhe duhet të ketë një përgjigje më të gjerë institucionale, nga ministritë kompetente dhe të gjithë faktorët shoqërorë, nga prindërit, qendrat sociale, MPB-ja, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministria e Arsimit, qendrat shëndetësore dhe Ministria e Shëndetësisë. Vërtet, ky është një nga sfidat më të tmerrshme që kemi përpara”, theksoi ministri Toshkovski.