Innovation Centre Kosovo (ICK) ka hapur dyert për pranimin e ekipeve të reja në inkubatorin e biznesit. Në thirrjen e njëzetë me radhë, të gjithë qytetarët e Kosovës me ide biznesit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, mund të aplikojnë deri më 10 tetor.
Ndërmarrësit e rinj dhe inovatorët me ide komerciale kanë mundësinë për t’u bërë pjesë e programit të inkubatorit në ICK, dhe të përfitojnë shërbime e grante në vlerë 20,000 euro. Me përkrahjen e ICK-së, donatorëve dhe partnerëve, ju do të mund të shndërroni një ide të shkëlqyer në biznes të suksesshëm e fitimprurës. Të filloni biznesin tuaj me përkrahje nga ICK është një përparësi e madhe për të depërtuar në tregun e Kosovës dhe atë ndërkombëtar.
Bizneset startup që do të fitojnë të drejtën për tu bërë pjesë e inkubatorit, do të përfitojnë edhe shumë shërbime të tjera si:
● Hapësirë prej 2,500 m² në qendër të Prishtinës
● Deri në 5,000 euro grante fillestare për idetë/ekipet e përzgjedhura
● Konsulencë, mentorim dhe promovim të vazhdueshëm
● Qasje në rrjete të investitorëve vendor e ndërkombëtar
● Pjesëmarrje në konferenca vendore & ndërkombëtare, panaire dhe B2B
● Zyre moderne me infrastrukturën përcjellëse dhe qasje 24/7
● Trajnime & punëtori profesionale (startup bootcamp) për bizneset startup – zhvillim dhe planifikim të biznesit
● Shërbime nga Amazon Web Service në vlerë 5,000 dollarë
● Shërbime nga Microsoft BizSpark
● Shërbime nga Sendgrid
● Qasje në hapësirat e përbashkëta në ICK
● Lidhje punëdhënës – punëkërkues
● Qasje në rrjetin e investitorëve engjëj (Angel Club)
Personat që kanë ide për biznese startup në fushën e TIK, ftohen që të aplikojnë online deri më 10 tetor 2019. Thirrja është e hapur edhe për kompanitë e regjistruara, por jo më të vjetra se dy vite. Pjesë e kësaj thirrjeje është edhe programi FALAS pesë-ditor “Founder’s Bootcamp” për ngritjen e shkathtësive për ndërmarrësit e rinj në fushën e biznesit, zhvillimit të produktit/shërbimit, dizajnimit të prezantimit, shkathtësive të komunikimit, gjuhës së trupit, Business Model Canvas dhe “Lean Menaxhmenti”.
Qëllimi i ICK-së është që të përzgjedhë idetë e biznesit, të cilat janë inovative dhe konkurruese me tendenca të rritjes dhe shndërrimit në biznese të suksesshme.
Për më shumë informata në lidhje me këtë si dhe për të aplikuar online, klikoni www.ickosovo.com.
Thirrja e njëzetë për ide biznesit mbështetet nga Ambasada e Suedisë, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Ambasada e Norvegjisë, GIZ Kosova, Zyra e BE-së në Kosovë dhe European Fund for Southeast Europe (EFSE).
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre