LAJMI I FUNDIT:

ICK po e përfaqëson Kosovën në programin për ICT dhe Inovacion në Japoni

ICK po e përfaqëson Kosovën në programin për ICT dhe Inovacion në Japoni

Në programin pesë-javor që po mbahet në Japoni, pjesëmarrëse janë Kosova, Brazili, Meksika, India, Turqia, Indonezia, Vietnami dhe Taxhikistani.

Shpend Lila nga Innovation Centre Kosovo po e përfaqëson Kosovën, në programin e mundësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë dhe Japan International Cooperation Agency (JICA).


Nga ishulli Kyushu, qyteti i bizneseve startup Kitakyushu, në Hiroshima, Fukuoka, Tokio, Osaka e Kyoto, delegacioni ndërkombëtar po e zhvillon vizitën zyrtare në Japoni, me theks zhvillimin e sektorit të TIK, bizneseve startup, inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Gjatë javës së parë, pjesëmarrësit ishin pjesë e ligjëratave nga ekspertë të fushave të ndryshme në qendrën e JICA (Japan International Cooperation Agency), në Fukuoka, vizitave në qytetin Kitakyushu (i shpallur së fundmi qytet i bizneseve startup) dhe fabrikën e famshme të robotëve, Yaskawa.

Në qytetin Kitakyushu, i shpallur nga Qeveria Japoneze “Qytet i Binzese Startup”, pjesëmarrësit patën rastin të vizitojnë Parkun për ICT & Shkencë, më hapësirë 335 hektarë, të ndërtuar më 2018 nga Qeveria lokale e qytetit, me qëllim të promovimit të ndërmarrësisë dhe përkrahjes së bizneseve startup në fushën e robotikës, mekatronikës, semikonduktorëve dhe AI (Inteligjencës Artificiale).

Vizita zyrtare në Japoni po vazhdon në kryeqytetin Tokio, fillimisht në Ambasadën e Republikës së Kosovës, ku përfaqësuesi i Kosovës nga ambasadori Sabri Kiçmari, dhe më pas në gjigantin botëror Panasonic.

Delegacioni Ndërkombëtar u pritën edhe në JICA (Japan International Cooperation Agency), si dhe ndoqën ligjërata nga ekspertë të ICT, Ndërmarrësisë dhe Agjencione që merren me mbështetjen e bizneseve startup.

Qeveria Japoneze ka lansuar programin NINJA (Next Innovation with Japan) për shtetet në zhvillim, ku Ballkani e Kosova mund të jenë përfitues në një të ardhme të afërt.