Zlatan Ibrahimovic u takua sot (e mërkurë) me drejtorët e Milanit për të sqaruar atë që ndodhi me Romelu Lukakun natën e kaluar.

Suedezi u përfshi në një grindje me sulmuesin e Interit para pushimit mes pjesëve  në përballjen e çerekfinales së Coppa Italias.


Të dy sulmuesit u ndëshkuan me kartonë të verdhë, ndërsa Ibra më vonë në pjesën e dytë e mori të kuqin pas një të dyti të verdhë shkaku i një faulli ndaj Aleksandr Kolarov.

Stefano Pioli pranoi në një konferencë shtypi pas ndeshjes se 39-vjeçari kërkoi falje për ndëshkimin.

Sipas mediumit italian Sky Sport, Ibrahimovic u dha një shpjegim edhe drejtorëve të Milanit sot gjatë një takimi.

Ibrahimovic thuhet se është takuar me drejtuesit e klubit pas trajnimit të sotëm në Milanello dhe dha pikëpamjen e tij për atë që ndodhi në Giuseppe Meazza natën e kaluar.

39-vjeçari gjithashtu ka mohuar që ai të ketë abuzuar në mënyrë racore me kundërshtarin e tij me dy postime në rrjetet sociale Twitter dhe Instagram. /Telegrafi/

telegrafi sport app