Zlatan Ibrahimovic është duke e mbajtur mbi super Milanin në natën e sotme, në ndeshje ndaj Sassuolos, ku rezultati pas pjesës së parë është 2-1.

Suedezi ka qenë në formë të jashtëzakonshme duke shënuar dy herë në pjesën e parë.


Fillimisht Ibra ka shënuar në minutën e 19-të ku pas një harkimi në zonë shënoi me kokë për 1-0.

Sassuolo barazoi me anë të një penallti, ku Stefano Caputo ishte i saktë nga pika e bardhë 1-1.

Krejt në fund të pjesës së parë, Ibrahomovic me një lëvizje të bukur kaloi portierin dhe shënoi për 2-1.

Milan me këtë lojë po shkon drejt fitores. /Telegrafi/

telegrafi sport app