LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic: Dua të bëj histori te PSG

Ibrahimovic: Dua të bëj histori te PSG

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është i ngazëllyer me transferimin e tij te Paris Saint-Germain.

-->

Suedezi është prezantuar në media dje pasdite, pasi nënshkroi marrëveshje trevjeçare me klubin francez. Milani mendohet se ka fituar rreth 25 milionë euro.

“Më vjen keq për pritjen. Dua të falënderoj Paris Saint-Germain për këtë punë të madhe që kanë bërë, për ta bërë të pamundshmen të mundshme”.

“Jam i lumtur, përfundimisht jam lojtar i PSG. Jam i lumtur për klubin, për tifozët – është një projekt interesant pjesë e të cilit dua të jem. Tash dua të bëj histori dhe të fitoj”.

“Kam ardhur te Ekipi i Ëndrrave. Ata kanë lojtarë të tjerë të shkëlqyeshëm, ata kanë blerë mbrojtësin më të mirë në botë – Thiago Silva. Për aq kohë sa ai është prapa meje, nuk duhet të shikoj pas. Kush nuk dëshiron të jetë këtu? PSG do të fitojë trofe. Kjo është e ardhmja”, ka thënë Ibrahimovic. /Telegrafi/