LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic afër rikthimit te Kombëtarja e Suedisë

Ibrahimovic afër rikthimit te Kombëtarja e Suedisë

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është afër një kthimi në Kombëtaren e Suedisë dhe këtë e ka bërë të ditur vet lojtari dhe trajneri Janne Andersson.

Ibra u takua me trajnerin e Skandinavëve në Milano përsëri në muajin nëntor për të diskutuar një kthim të mundshëm në Kombëtare.


“Ne kemi folur dhe ai konfirmoi se kurrë nuk më ka akuzuar mua si racist”, ka thënë fillimisht Andersson për mediat suedeze, sipas La Gazzetta dello Sport.

“Nëse Zlatan hap derën, ne do të flasim. Ajo që i thamë njëri-tjetrit duhet të mbetet private”, përfundoi trajneri suedez.

Ibrahimovic nxit spekulime se mund të kthehet në përfaqësuesen e Suedisë
Lexo po ashtu Ibrahimovic nxit spekulime se mund të kthehet në përfaqësuesen e Suedisë

Ibrahimovic, 39-vjeçar, njoftoi pensionimin e tij nga futbolli ndërkombëtar në vitin 2016.

Suedezi sulmoi trajnerin e Kombëtares përsëri në shtator duke thënë se lënia e yllit të Juventusit Dejan Kulusevski në stol ishte ‘një shaka absolute’.

Gjatë një interviste të fundit me Sky Sport, ish sulmuesi i Barcelonës dhe Manchester United shtoi se ka folur me trajnerin dhe i ka shpjeguar atij situatën.

“Për 20 vjet unë kam hapur rrugën për ata që nuk ishin të mirëpritur: të huaj që kishin origjinë të ndryshme. Kur mbërriti ai bëri zgjedhje të ndryshme, duke mbyllur derën për atë që bëja për 20 vitet e mëparshme”.

“U ankova sepse Dejan Kulusevski ishte lënë jashtë 11-shes. Juventusi shpenzoi shumë para për të, por ai nuk po luante në Kombëtare. Më mungon Suedia, mund të kthehem nëse ndihem mirë, por prania ime nuk duhet të shqetësojë askënd”.

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë kur të vijë momenti i duhur”, përfundoi sulmuesi i Milanit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, kthimi i Ibrahimovicit në Suedi është më afër me sulmuesin që do të luante në Euro 2020 me Kombëtaren e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori