LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi: Nga vërshimet e fundit dëmet janë milionëshe, disa komuna kanë përfunduar procesin e vlerësimit

Ibrahimi: Nga vërshimet e fundit dëmet janë milionëshe, disa komuna kanë përfunduar procesin e vlerësimit
Vërshimet dhe dëmet në Fushë Kosovë /Foto: Ridvan Slivova

Shumë komuna të Kosovës dy javë më parë u goditën nga vërshimet pas reshjeve të shiut dhe borës, ku si pasojë u shkaktuan shumë dëme në infrastrukturë rrugore, në kulturat bujqësore, banesa dhe shtëpi banimi.

Për shkak të vërshimeve disa familje janë detyruar të evakuohen, ku disa komuna kanë shpallur edhe gjendjen emergjente.


Lidhur me këtë, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka njoftuar se, është ndarë Fondi Emergjent për rikuperimin e këtyre dëmeve.

“Kemi marr vendim që të ndahet Fondi për Vërshimet dhe jemi në pritje të komunave që të vijnë me kërkesat”, kishte thënë Hoti.

Për vlerësimin e dëmeve, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi për Telegrafin ka thënë se, disa komuna kanë përfunduar procesin e vlerësimit.

Qeveria ndan Fondin Emergjent për vërshimet, priten që komunat t'i paraqesin kërkesat
Lexo po ashtu Qeveria ndan Fondin Emergjent për vërshimet, priten që komunat t'i paraqesin kërkesat

“Në disa komuna ka përfunduar procesi i vlerësimit, kurse disa prej tyre janë në përfundim e sipër. Kjo po varet edhe nga kushtet atmosferike dhe situata në terren. Vlerësimi bëhet për ekonomi familjare, për toka bujqësore dhe infrastrukturë që është kompetencë të komunave. Është në interes të komunave që të kryhet ky proces”, tha Ibrahimi.

Topalli: Shpresojmë që në muajin mars të fillojë kompensimi i dëmeve nga vërshimet për banorët e Fushë Kosovës
Lexo po ashtu Topalli: Shpresojmë që në muajin mars të fillojë kompensimi i dëmeve nga vërshimet për banorët e Fushë Kosovës

Në mesin e shumë komunave që janë prekur rëndë nga vërshimet është Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Gjakova, Kamenica dhe Vushtrria. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori