LAJMI I FUNDIT:

IBM prezanton superkompjuterin e parë modular kuantik

IBM prezanton superkompjuterin e parë modular kuantik

Kompjuteri kuantik modular IBM Quantum System Two bazohet në teknologjinë e re të procesorëve kuantikë dhe ne do ta shohim atë në funksionim në fund të vitit të ardhshëm.

IBM Quantum System Two, sapo të dalë në treg, do të jetë sistemi i parë kuantik plotësisht modular në botë me aftësinë për t’u përshtatur me nevojat e përdoruesit.


Ai u njoftua nga divizioni Quantum i IBM, i cili synon ta bëjë kompjuterin kuantik komercialisht të zbatueshëm. Në ngjarjen e IBM Quantum Summit, u prezantuan një sërë risive harduerike dhe softuerike në lidhje me kompjuterët kuantikë. Ata theksuan vitin e ardhshëm si një pikë kyçe në biznesin e tyre dhe zhvillimin e kësaj teknologjie, kur duhet të nisin krijimin e superkompjuterit të parë të vërtetë me qendër kuantike.

Ky njoftim është gjithashtu më i zhurmshmi – superkompjuteri i ri IBM Quantum System Two do të jetë shtylla kurrizore e përpjekjeve kuantike të IBM në periudhën e ardhshme. I projektuar si një superkompjuter modular, ky sistem është i vendosur në sirtarë, të cilët mund të lidhen dhe kombinohen.

Me teknologjinë e procesorit kuantik Osprey, me përmirësime shtesë, çdo modul do të përmbajë dhe kontrollojë më shumë se 433 kubit, si njësi bazë për kryerjen e llogaritjeve kuantike. Procesori kuantik 433 kubit i Osprey jep performancën e trefishtë të gjeneratës së mëparshme, Eagle, e prezantuar vitin e kaluar. IBM thotë se potenciali i këtij sistemi është i madh, sepse përdorimi i plotë i tij do të tejkalonte ndjeshëm aftësitë e çdo kompjuteri klasik.

“Për hir të krahasimit, numri i biteve klasike, të cilat do të kërkoheshin për të përfaqësuar të gjitha gjendjet kuantike në IBM Osprey, tejkalon ndjeshëm numrin e atomeve në universin e njohur”, thotë IBM.

Duke i vendosur këta procesorë dhe duke lidhur ftohjen e tyre e sistemet e tjera, do të jetë e mundur të formohet një superkompjuter kuantik me deri në 16,632 kubit. Pritet që sistemi i parë funksional i një superkompjuteri të tillë me qendër kuantike të prezantohet vitin e ardhshëm, në edicionin e ri të IBM Quantum Summit. Sistemet më të mëdha se 4,000 kubit janë planifikuar vetëm për vitin 2025 dhe më vonë. /Telegrafi/