LAJMI I FUNDIT:

​IBM ndërpret shitjen e programeve për njohjen e fytyrës

​IBM ndërpret shitjen e programeve për njohjen e fytyrës

IBM njoftoi sot qëllimin e tij për të ndërprerë shitjen e programeve të njohjes së fytyrës për qëllime të përgjithshme, ndërkohë që protestat kundër racizmit dhe dhunës policore vazhdojnë në SHBA që prej dy javësh.

“Gjigandi informatik amerikan deklaroi se ishte kundër përdorimit të çdo teknologjie për qëllime të mbikëqyrjes masive, profilimit racor, shkeljeve të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ose ndonjë objektivi në kundërshtim me vlerat tona”, në një letër drejtuar anëtarëve të Kongresit nga shefi ekzekutiv i IBM, Arvind Krishna.


“Ne mendojmë se ka ardhur momenti për të hapur një dialog kombëtar mbi teknologjitë e njohjes faciale për të vendosur nëse ato duhet të përdoren dhe si”, deklaroi ai.

Njohja faciale është e bazuar në teknologji të inteligjencës artificiale (IA).

Ajo mund të shërbejë për të identifikuar përdoruesit e një shërbimi (smartfon, sistem pagesash…) por gjithashtu për të identifikuar personat brenda një grupi individësh të pranishëm fizikisht ose në një bazë të dhënash fotografish./atsh

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Teknologji
Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Teknologji
Kalo në kategori