LAJMI I FUNDIT:

Ian Wright: Nuk më pëlqen kur i fishkëllejnë lojtarët, por Xhaka duhet të kërkojë falje

Ian Wright: Nuk më pëlqen kur i fishkëllejnë lojtarët, por Xhaka duhet të kërkojë falje
(Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Ian Wright, e ka kritikuar veprimin e Granit Xhakës për sharjen e tifozëve në ndeshjen kundër Crystal Palace që u zhvillua të dielën mbrëma.

Mesfushori shqiptar ishte i pakënaqur me reagimin e publikut në Emirates Stadium në momentin e zëvendësimit, prandaj reagimi i tij ishte i furishëm kundrejt tyre.

Ndërsa Wright që ka luajtur te Topçinjtë në periudhën 1991-1998, ka thënë se 27-vjeçari duhet të kërkojë falje për veprimet e tij.


Xhaka i pakënaqur me reagimin e tifozëve të Arsenalit - i shau, e hoqi me shpejtësi fanellën dhe shkoi drejt tunelit
Lexo po ashtu Xhaka i pakënaqur me reagimin e tifozëve të Arsenalit - i shau, e hoqi me shpejtësi fanellën dhe shkoi drejt tunelit

“Nuk më pëlqen kur i fishkëllejnë lojtarët. Por, është fjala për një kapiten… Ai tash po i nxit ata (tifozët). Po flasim për tifozët që e kanë shikuar për katër sezone dhe ka zhvilluar disa ndeshje të mira, ndërsa po i trajton tifozët në atë mënyrë”.

“Ai duhet të kërkojë falje, sepse është kapiten. Duhet të kërkojë falje. Në fakt, tashmë është dashur të kishte kërkuar falje. Ai është njeriu që e kanë zgjedhur kapiten. Ajo nuk është sjellë e një kapiteni”, ka deklaruar Wright në emisionin Match of the Day të BBC-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori