Ia vjedhin nga qafa një zinxhir, arrestohet një i mitur


Dy të dyshuar në fshatin Shirokë të Suharekës ia kanë vjedhur viktimës femër një zinxhir të artë nga qafa, përderisa e njëjta po ecte nëpër trotuar të fshatit.
Pas pranimit të informatës, Policia e Suharekës ka nisur me hetimin e rastit i cili ka rezultuar me arrestimin e një të mituri, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Pas intervistës, është njoftuar prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i mituri të ndalët nën masën e arrestit policor, ndërkaq hetuesit janë në kërkim të dyshuarit tjetër.
Nga
Telegrafi
19/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































