LAJMI I FUNDIT:

Ia preu gishtat një të riu për shkak të borxhit prej 10 eurosh, arrestohet edhe i dyshuari i dytë në Gjilan

Ia preu gishtat një të riu për shkak të borxhit prej 10 eurosh, arrestohet edhe i dyshuari i dytë në Gjilan

Një i mitur është arrestuar dje, e hënë, në Gjilan, pasi dyshohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Policia ka konfirmuar se i mituri bashkë me një tjetër, dyshohet se ia kanë prerë dy gishta një 27-vjeçari për shkak të borxhit prej 10 eurosh.


Ngjarja ka ndodhur më 22 tetor të këtij viti, kur edhe ishte arrestuar njëri nga të dyshuarit ndërsa i mituri kishte qenë në arrati.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Shaban Azizi nga Policia në Gjilan.

“Bëhet fjalë për një borxh prej 10 eurosh. Ngjarja ka ndodhur më 22 tetor, kur dy persona dyshohet se ia kanë prerë gishtat një 27-vjeçari. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar menjëherë, ndërsa i dyshuari i dytë, i mitur, është arrestuar dje pasi ka qenë në arrati”, ka thënë Azizi.

Ndryshe, rasti nga Policia e Kosovës është iniciuar si ‘Lëndim i rëndë trupor”.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR Gjilan 22.10.2022 – 15:30. Me datën 12.12.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në muajin tetor kishte lënduar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori