LAJMI I FUNDIT:

Ia grabisin me forcë pallton, kishte para në të  

Ia grabisin me forcë pallton, kishte para në të  
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se një person ka njoftuar se i dyshuari me forcë i ka marr një pallto nga dora, në xhepin e të cilës kishte para.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, të dielën në ora 23:53.


“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se i dyshuari kosovar me forcë i ka marrë një pallto nga dora në xhepin e të cilës kishte para të gatshme”.

I dyshuari i njohur për policinë gjendet në arrati. Rasti në hetime nga njësitë relavante. /Telegrafi/