LAJMI I FUNDIT:

Ia dha 60 mijë euro dhe e detyroi t’ia kthente 90 mijë euro, kërkohet paraburgim për të dyshuarin për fajde

Ia dha 60 mijë euro dhe e detyroi t’ia kthente 90 mijë euro, kërkohet paraburgim për të dyshuarin për fajde

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale A.G., nga komuna e Vushtrisë, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2022, i pandehuri i lartëcekur, ka kontraktuar një shumë jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të tij, në atë mënyrë që i dëmtuari S.B., është detyruar që të marr para hua nga i pandehuri A.G., në shumë prej 60.000 euro, për të cilat ka paguar fajde në shumë prej 90.000, me këtë do të kryente veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 3 të KPRK-së.


Të përfshirë 36 persona në rastin "Fajdeja", policia arreston edhe një të dyshuar në Vushtrri
Lexo po ashtu Të përfshirë 36 persona në rastin "Fajdeja", policia arreston edhe një të dyshuar në Vushtrri

Po ashtu, ndaj të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se me datë 13 Tetor 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, në bashkëkryerje, kanë detyruar dëshmitarin, të veproi në dëm të pasurisë së tij, me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 2 të KPRK-së.

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartëcekura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori