eksperti ad

Tetëmbëdhjetëvjeçarja Emili nga shteti Jutah, transmeton Telegrafi, ka publikuar para pak ditësh në profilin e vet në Twiter fotografinë me temën e seksit të sigurt e cila u bë hit i vërtetë.

- Nëse i dashuri ndonjëherë ju thotë që penisi i tij është tepër i madh për prezervativ, tregojani KËTË – ka shkruar ajo bashkë me fotografinë dorës së vet, nga disa kënde, në të cilën ka vënë prezervativin.


Natyrisht, i janë paraqitur modele të shumta, të cilat me qetësi i kanë me dije që, nëse vërtet e kanë aq të madh, për ta gjithashtu ekzistojnë edhe modele të mëdha, mirëpo është pak e sigurt që nuk do të mund të gjejnë ndonjë që do t’u përshtatet.

CJxAbdBUYAAa8dW

Kur vazhduan ta maltretojnë, i ka bindur, duke u thënë:

- Nuk ka justifikime që të mos praktikohet seksi i sigurt. Nëse i dashuri juaj bën presion kundër dëshirës suaj për çfarëdo arsye, kjo do t’ju jetë sinjal për t’u alarmuar – këshillon Emili.

E pra, dëgjojeni! /Telegrafi/