LAJMI I FUNDIT:

Hyundai nuk po mund t’i plotësojë kërkesat për Kona EV (Foto)

Hyundai nuk po mund t’i plotësojë kërkesat për Kona EV (Foto)

Gjë që nuk do ishte problem për shumicën e prodhuesve

InsideEVs raporton se pritjet për Kona EV, janë shumë të mëdha, transmeton Telegrafi. Gjë që i ka lënë klientët shumë të pakënaqur.


Kjo makinë elektrike me autonomi prej 415 kilometrave dhe çmim të përballueshëm prej 37 mijë dollarëve, sistem të lehtë të vozitjes, Hyundai Kona është bërë shumë e popullarizuar.

Prodhuesi korean, ka planifikuar që fillimisht këtë EV ta shesë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, për ta zgjeruar më pas në shtete të tjera.

Kërkesa enorme për të, ka bërë që të mbetet vetëm duke u shitur në këtë shtet, sepse Hyundai nuk po arrin t’i plotësojë kërkesat, duke i prodhuar aq njësi sa kërkohet.

“Jemi kompani serioze, duam të jemi të përgjegjshëm për datat, andaj nuk mund të shesim më shumë se që mund të prodhojmë” ka thënë një zëdhënës i kompanisë.

Situata momentale, i ka lënë të pakënaqur klientët që e kanë blerë dhe presin të kenë vonesa, s dhe të tjerët që nuk po arrijnë të hyjë në listën e pritjes. /Telegrafi/