Prezantimi i Kosovës me Rezolutën 12 44 në nismën ministrore të Procesit të Pragës e cila po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë, ka nxitur reagimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.
Ai ka mbajtur fjalimin e tij dhe më pas ka kërkuar të bëhet korrigjimi apo në të kundërtën, Kosova do ta braktisë këtë konferencë.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ministri Skender Hyseni ka thënë se prezantimi me Rezolutën 12 44, por jo edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, bie ndesh me marrëveshjen e Brukselit të arritur në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Teksti i deklaratës që do të aprovohet në konferencë është i pranueshëm, por jo edhe denominimi i Kosovës me Rezolutën 12 44 dhe kjo është arsyeja pse unë e kam mbajtur fjalën dhe më pas kam kërkuar të bëhet korrigjimi duke e plotësuar edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ose ne nuk do të marrim pjesë”, ka thënë Hyseni.
“Ne jemi pajtuar me Serbinë që të ketë referencë si në Rezolutën 1244 ashtu edhe në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që përmban ajo fusnota e famshme”, ka sqaruar Hyseni.
Kosova është pjesë e kësaj nisme, ku bën pjesë edhe Federata Ruse dhe Serbia. Këto dy të fundit kishin insistuar që Kosova të prezantohet vetëm me Rezolutën 12 44. Kërkesa e Rusisë dhe Serbisë ishte aprovuar nga nikoqiri i takimit, Sllovakia, çka edhe kishte nxitur reagimin e palës nga Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?