LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: LDK nuk pajtohet me vendimin e Kurtit, jemi për heqje të tërësishme të taksës e jo të pjesshme

Hyseni: LDK nuk pajtohet me vendimin e Kurtit, jemi për heqje të tërësishme të taksës e jo të pjesshme

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni ka komentuar zhvillimet e fundit politike në lidhje me taksën.

Hyseni në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se qëndrimi i LDK-së është që taksa të hiqet tërësisht e jo pjesërisht.


“Ajo që kam parë unë është që kryeministri Kurti ka dalë me një deklaratë që nuk është vendim për heqje të takës. Ai atë vendim do të merr javën e ardhshme apo me 15 mars”.

Ai thotë se deklarata e Kurtit, nga SHBA do të interpretohet si manovër për të zvarritur proceset, përcjell Telegrafi.

“Nëse duam të bëhemi bashkautor të agjendës ndërkombëtare për Kosovën e jo vetëm vështrues të situatës siç ishte me dy marrëveshjet e nënshkruara në Mynih, duhet bashkëpunim me SHBA parasë gjithash”.

Hyseni thotë se kjo situatë nuk është në të mirë të Kosovës dhe se sipas tij Kurti nuk ka pasur dakordim me LDK-në për këtë situatë.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së thotë se mbledhja e sotme e Qeverisë është shtyrë pikërisht për shkak të mos dakordësimit për masat e reciprocitetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori