LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Kushtetuta e Kaçanikut, akt historik

Hyseni: Kushtetuta e Kaçanikut, akt historik

Në programin e mëngjesit në Klan Kosova, ish-Deputetja e Kuvendit, Feride Hyseni, me rastin e 26 vjetorit të themelimit të Kushtetutës së Kaçanikut, ka thënë se akti i tillë është histori e cila nuk duhet harruar asnjëherë.

Deputetja Hyseni ka rrëfyer po ashtu rreth ngjarjes, që ka ndodhur pikërisht më 7 shtator të vitit 1990, duke shtuar se për të arritur deri tek vendi ku do të mbahej seanca për të shpallur këtë akt, është dashur të pyesin se ku mbahet “Synetia”.


“Kushtetuta e Kaçanikut, është një datë historike e cila nëse kontestohet si akt i asaj kohë është me peshë që nuk ka ndodhë asnjëherë sa ka qenë pushteti i Serbisë”.

“Atë ditë ne kemi treguar se Kosova është shpallë shtet e jo rastësisht pavarësinë e kemi shpallë me një rezolutë të mëvonshme”.

“Shkuarja nuk ka qenë e lehtë. Organizimi ka qenë i një konspiracioni më të lartë. Kaçaniku është zgjedh vendi për një siguri më të mirë”.

“Kam hyrë në Kaçanik me një automjet me regjistrim të Shkupit, është dashtë të pyesnim se ku po mbahet ‘Synetia’, për të arritur në vendin e ngjarjes duke e mbajtur sekret në një mënyrë të tillë”.

“Ishim të gatshëm të sakrifikojmë edhe veten, vetëm të realizojmë atë që kishim planifikuar”.

“Por kur kam hy në vendin e ngjarjes, kam pa një gëzim pasi kam arrit, më s’kemi menduar se çfarë do të ndodhë ka filluar seanca me disa pika të rendit të ditës, por ajo kryesore ka qenë Kushtetuta e Kaçanikut”.

“Tash thuhet Republika e Kosovës, ne atëherë e quanim ‘’Kosova Republikë”.

“Ku do që ka shkuar, kam pasur një obligim moral, ne kemi marr guximin për diçka të tillë pikërisht nga mediat e asaj kohe, gazetarëve të cilët na përkrahnin”.

“Për këtë vit asgjë nuk institucionale nuk është organizuar, nuk është dashtë të ndodhte diçka e tillë ngase kjo datë është një histori”.

“Historia, është mësuesja më e mirë e jetës. E kjo histori nuk duhet harruar asnjëherë”. /klankosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori