LAJMI I FUNDIT:

Hyrja me pagesë në Prishtinë, sqarohet kryetari Ahmeti

Hyrja me pagesë në Prishtinë, sqarohet kryetari Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë sqarime lidhur me pagesën për ato vetura që hyjnë në kryeqytet.

Ahmeti me anë të një shkrimi në Facebook, ka renditur disa arsye së pse duhet të zbatohet ky vendim.

Ai shton se numri i madh i veturave në qytet po kontribuon në ndotje dhe tollovi në qytet.


“Por ka dy gjëra që mund t’i ndryshojmë. Ngrohjen me thëngjill në shtëpi individuale, të cilën po e adresojmë me Termokos, kur në periudhë pesë vjeçare shumica e madhe e pjesës urbane të kryeqytetit do të jetë e kyçur në ngrohjen qendror. E dyta janë numri i veturave në qytet. Meqenëse rrugët janë të ngushta dhe nuk mund të zgjerohen në qendër, atëherë zgjidhja e vetme mbeten ndërtimi i rrugëve alternative (unaza) dhe pagesa e taksës për lëvizje me makinë në pjesë të populluara të qytetit ku ka tollovi dhe që mund të shkaktojnë ndotje”, ka sqaruar Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se, transporti publik do të jetë falas me biletën e parkingut.

Hyrja me vetura në Prishtinë do të bëhet me pagesë për banorët e qyteteve të tjera
Lexo po ashtu Hyrja me vetura në Prishtinë do të bëhet me pagesë për banorët e qyteteve të tjera

“Jemi kryeqytet dhe jemi të lumtur të jemi nikoqir i krejt atyre që vijnë për të na vizituar, për të kryer punë dhe për të jetuar në Prishtinë. Duam veçse ta bëjmë më të jetueshëm dhe më të shëndetshëm kryeqytetin për të gjithë neve. Prandaj krahas kësaj po punohen parkingjet edhe në hyrje të qytetit për ata që nuk duan të mendojnë parkimin e veturës. Transportin publik do ta kenë falas, me biletën e parkingut”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Kalo në kategori