LAJMI I FUNDIT:

Hyri të merrte ushqime në dyqan, gjeti macen që e kishte zënë gjumi poshtë raftit (Foto)

Hyri të merrte ushqime në dyqan, gjeti macen që e kishte zënë gjumi poshtë raftit (Foto)

Melanie Morris-Jones kishte hyrë të blinte pije në një dyqan në Rugby të Anglisë, ku mbeti e habitur me një mace që e pa teksa flinte poshtë rafteve.

Gjallesa që kishte gjetur këndin e ushqimeve për kafshë, pasi ka ngrënë prej një kutie është shtrirë dhe ka fjetur, transmeton Telegrafi.


“Sigurisht ishte e lodhur dhe pasi u ngop, e zuri gjumi. Më bëri të shikoja dy herë, sepse nuk po i besoja syve”, ka thënë Morris-Jones.

Macja që fjeti në dyqan

Sipas saj, macja e kishte edhe trupin e fryrë, që besohet se e teproi me “gostinë” që i bëri vetes. /Telegrafi/