LAJMI I FUNDIT:

Hyri ilegalisht nga Serbia, policia ndalon të dyshuarin në Leposaviq

Hyri ilegalisht nga Serbia, policia ndalon të dyshuarin në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një kamionetë në Leposaviq, pasi që kishte hyrë ilegalisht nga Serbia.

Siç thuhet në njoftim, kamionetën ishte duke e drejtuar një kosovar.


“Njësia policore ka ndaluar një kamionetë të cilën e drejtonte i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte hyrë përmes rrugëve ilegale nga Serbia në Kosovë”, bëhet e ditur në njoftim.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/